Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodhi mbrëmë në BET Awards 2016?

June 27
14:13 2016

 

Alicia Keys

Picture 1 of 12

 

Mbrëmë është zhvilluar ceremonia e 15-të e ndarjes së çmimeve BET Awards në Microsoft Theatre, Los Anxhelos, ku janë ndarë plot 21 çmime në kategori të ndryshme.

Ajo që ka triumfuar mbrëmjen e 27 qershorit ka qenë Beyonce, e cila ka çuar në shtëpi 5 trofe, ndër të cilat “Best Female R&B/Pop Artist”. “Video Of The Year”, “Centric Award”, “Coca-Cola Viewr’s Choice Award” për “Formation”.

Ndërkohë, “Best Male Hip-Hop Artist” ka shkuar për Drake, “Best Male R&B/Pop Artist” për Bryson Tiller, kurse Nicki Minaj ka “rrëmbyer” për të 7-in vit radhazi “Best Female Hip/Hop Artist”. Bashkëpunimi më i mirë ka shkuar për Rihanna-n dhe Drake, me “Work”, “Best Actor” për Michael B. Jordan dhe “Sportswoman of the Year” për Serena Williams. BET ka shpërblyer me një trofe edhe fansat me “FANDemonium Award”, i cili ka shkuar për “The Beyhive”.

Përveç çmimeve dhe trofeve, BET ka dhuruar një spektakël për sa u përket performancave, ku është theksuar hapja “drithëruese” e Beyonce-s dhe Kendrick Lamar (shiko këtu) me “Freedom”, por përveç kësaj, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë dedikimi për Prince nga një sërë artistësh si Erykah Badu, Bilal, Steve Wonder, Jennifer Hudson, Maxwell, Janelle Monae dhe Sheila E.

Kurse Usher ka zgjedhur performancën e tij të këngës “No Limit” për të dhënë një mesazh pasi në xhaketën e tij shkruhej “Don’t Trump America”. Gjithashtu, listës së performancave u është shtuar edhe Alicia Keys, Future, French Montana etj.

Ndryshe nga të tjerët që u ngjitën për të marrë trofeun, fituesi i “Humanitarian Award”, Jesse Williams, ka mbajtur një fjalim mbresëlënës dhe madhështor lidhur me padrejtësinë dhe pabarazinë që përjetojnë njerëzit me ngjyrë, jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën.

Pra, BET Awards 2016 ka qenë me pak fjalë një event për të mos u humbur.

Komento
Etiketimet
Shperndaje