Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodhi mbetet në të shkuarën: Chris Brown uron Rihanna-n në mënyrën më të lezetshme  

Çfarë ndodhi mbetet në të shkuarën: Chris Brown uron Rihanna-n në mënyrën më të lezetshme  
February 20
12:45 2018

E dini tashmë historinë e gjatë si “macja me miun” midis Rihannas dhe Chris Brown që dikur kanë qenë të dashur por historia përfundoi pasi ky i fundit ushtroi dhunë fizike kundrejt këngëtares.

Gjithsesi, ndonëse të ndarë ata gjithnjë kanë ruajtur emocione të veçanta për njëri tjetrin dhe nuk e kanë mohuar asnjëherë që mes tyre gjithnjë do të ketë një kimi.

Sot që Rihanna feston 30 vjetorin, Chris ka vendosur ta surprizojë publikisht. Ai ka postuar një foto të Rihannas kur ajo ka qenë shumë e vogël dhe shkruan thjesht: “Gëzuar Ditëlindjen”. Sigurisht për Rihanna-n postimi i fotos kur ajo ka qenë vogëlushe duhet të ketë domethënie të veçantë ndaj dhe kjo e bën këtë urim special ndonëse pa përdorur ndonjë frazë romantike apo që mund të aludonim se mes dyshes mund të riniste diçka.

HAPPY BIRTHDAY @badgalriri

A post shared by ???SILVER AURA? INDIGO CHILD (@chrisbrownofficial) on

Mund ta imagjinoni se sa shumë janë gëzuar fansat e ish-çiftit teksa kanë parë këtë urim duke shkruar menjëherë urimet e tyre të rastit në foton e postuar nga Chris. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje