Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh kur dy shqiptare takohen në New York?

Çfarë ndodh kur dy shqiptare takohen në New York?
November 19
10:50 2016

New York-u, qyteti që s’fle kurrë, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e personave të ndryshëm nga e gjithë bota, qoftë për biznes, art, politikë, turizëm etj. Për të përballuar jetën dhe për t’ia dalë mbanë në këtë metropol duhet mbështetje, sidomos nga ata që kanë gjuhë, tradita, kulturë dhe interesa të njëjta.

Së fundmi, dy shqiptare të njohura, Agnesa Vuthaj dhe Dua Lipa, janë bërë bashkë në New York, në “The Russian Tea Room”, ku shfaqeshin koleksione të ndryshme veshjesh, bizhuterish, aksesorësh etj. Pjesë e kësaj mini-ekspozite ishte edhe Agnesa për çantat e saj të bëra me dorë. Eventit iu bashkua edhe këngëtarja e njohur, Dua Lipa, e cila është njohur nga afër me koleksionin e çantave. Këtë na e ka treguar vetë Agnesa me postimet në Snapchat dhe në Instagram, ku shfaqet edhe Dua.

Përveçse ka mbajtur fjalën e saj në këtë ekspozitë, Lipa duket se ka mbështetur edhe bashkëkombësen e saj në këtë sipërmarrje të sajën. Pra, vajzat na japin një përgjigje për pyetjen: Çfarë ndodh kur dy shqiptare takohen në New York? Mbështesin njëra-tjetrën në artin që bëjnë! /Blitz.al/

 

4-16-e1478180362921 5-13-e1478180435525

Always a pleasure to present my #handmade #handbags 😍 especially for the lovely @dualipa ❤️ #newyork #colorsoflife

A photo posted by Beauty Creates Beauty (@agnesavuthaj) on

Komento
Shperndaje