Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë mendon Selena për fejesën e Justin Bieber! Epo paska mbajtur qëndrimin më të mirë…

Çfarë mendon Selena për fejesën e Justin Bieber! Epo paska mbajtur qëndrimin më të mirë…
July 09
16:42 2018

Prej pak ditësh mediat janë duke shkruar për fejesën e Justin Bieber me modelen e nnjohur Hailey Baldwin. Shumica prej jush ndoshta janë duke pyetur se çfarë mendon Selena për fejesën e tyre duke qenë se ajo dhe Justin kanë patur një histori dashurie disa vjeçare. Shkurt, thjesht dhe pastër; Selenës nuk ia ndjen!
Një burim ka treguar për “Us Magazine” se ajo është tërësisht indiferente ndaj fejesës së tyre.

“Selenës nuk i intereson. Ajo i ka dhënë fund gjërave me Justin dhe hera e fundit kur u ndanë i dha asaj mundësinë që ta merrte veten plotësisht prej tij. “,- u shpreh burimi.
Siç  edhe është zbuluar Justin i propozoi Hailey-t përpara një turme në një vendpushim në Bahamas të shtunën, më 7 korrik.

Truprojat e tij u kërkuan të pranishmëve që të hiqnin telefonat pasi aty do te ndodhte diçka e veccantë.
Propozimi i Bieber vjen më pak se një muaj pasi mediat konfirmuan se çifti, i cili më parë kanë qenë të lidhur nga viti 2015 deri në vitin 2016, ishte bashkuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje