Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë mendon Erik Fullani për pafajësinë e të atit?

Çfarë mendon Erik Fullani për pafajësinë e të atit?
March 09
15:09 2017

Prej kohësh është diskutuar gjatë nga opinioni publik ngjarja e ndodhur dy vite më parë në Bankën e Shqipërisë, ku u vodhën 713 milionë lekë nga ky institucion. Ardian Fullani, guvernatori i atëhershëm i Bankës së Shqipërisë, u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, një ngjarje e cila ende diskutohet. Jo më vonë se dje ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka fituar betejën ligjore përballë shtetit.

Erik Fullani, djali i tij, ka qenë një nga personazhet që është përmendur më së shumti në rrjete sociale për jetën e tij luksoze dhe marrëdhënien me të atin dhe jo të pakta kanë qenë herët kur edhe atë e kanë akuzuar njësoj si të atin. Për herë të parë publikisht në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Thumb”, Eriku ka rrëfyer se si është përballur ai dhe familja e tij me këto akuza dhe çfarë mendon ai për pafajësinë e të atit. Intervistën e Fullanit dhe rrëfimin e tij të sinqertë do të mund ta ndiqni ditën e shtunë në orën 18:00 në ekranin e “ABC News”./Blitz.al/

Shperndaje