Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë konsumojnë këngëtarët pas koncerteve?

Çfarë konsumojnë këngëtarët pas koncerteve?
April 14
18:58 2017

Shumë artistë dinë të japin një koncert që mbahet mend gjithë jetën: performanca, këngë, vokale, show, pije, ushqime… kaq mjafton për ta quajtur një nga eksperiencat më të mira që mund të kalosh.

Ama, lodhja e protagonistëve është e madhe. Aq sa ne mendojmë se pas koncerteve shkojnë drejt e në shtrat. Por jo! Shumica zgjedhin të shkojnë në “clube” ose të hanë një vakt të bollshëm. Numri i atyre që zgjedhin thjesht të hanë është i madh, por ne po ju sjellim disa prej tyre.

Për më shumë ju tregojmë në fotot e mëposhtme.

 

– Beyonce

Një nga bashkëpunëtorët e këngëtares, e cila u bë pjesë e “The Formation World Tour” në stadiumin “Rose Bowl”, Kaliforni, tregon se pas koncertit, Beyonce konsumon një vakt shumë të pasur me kalori. “Twinkies”, verë të bardhë, biskota dhe djathë me feta.

 

– Rita Ora

Lista e ushqimeve që Rita parapëlqen të konsumojë pas një koncerti varion nga çokollatat e zeza në ato jeshile, nga bananet te sanduiçët me mish pule dhe këto të shoqëruara me salcë “Nandos”.

 

 

– Kanye West

TMZ tregon se pas koncerteve, reperi kërkon mjete për të pastruar dhëmbët dhe bokse gjigante muzike – të cilat kanë vite që kanë dalë nga përdorimi. Eh, Kanye mbetet Kanye.

 

– Jay Z

Sipas TMZ, reperi i njohur fillimisht kërkon që temperatura në dhomë të jetë 21 gradë Celsius gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ndriçimin e do prej qirinjve. Pa harruar edhe shampanjën “Ace of Spades”, si dhe qumësht organik për Blue Ivy-n.

 

 

– Lady Gaga

Të gjithë e dimë dashurinë që Gaga ka për çajin, kështu që nuk është çudi që në dhomat e saj të ketë vetëm çaj.

 

 

– Adele

Adele është e fiksuar pas çokollatave, musli-t dhe çamçakëzave. Këto produkte nuk mungonin kurrë në tryezën e këngëtares gjatë turneut të saj të fundit.

 

– Nicki Minaj

Lista e ushqimeve që Nicki konsumon teksa gjendet në turne përfshin produkte si: pulë e pjekur, çaj kinez, mish dhe djathë.

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje