Blitz

 Breaking News

Çfarë kemi kërkuar më shumë në Google për 2019-ën?

Çfarë kemi kërkuar më shumë në Google për 2019-ën?
December 12
12:11 2019

Njerëzit në të gjithë botën këtë vit kanë dashur mesa duket të dinë më shumë për “Disney Plus”, meqë të gjithë filmat e fëmijërisë tonë janë ribërë, “Zonën 51”, sepse u planifikua që njerëzit të hynin aty dhe ku është Sri Lakna, për çfarëdo arsye që s’më vjen në mend tani. Raporti vjetor i Google e tregon këtë, ndryshe i quajtur “Year in Search”, që na jep më shumë detaje se çfarë lajmesh, trendesh apo kuriozitetesh kemi dashu të dimë vitin që lamë pas.

Në fakt ka qenë një vit herë herë i çmendur, herë herë më i qetë seç duhet dhe këtë e dëshmojnë ajo që kemi dashur të lexojmë në motorin e kërkimit më të madh në botë, që meqë ra fjala, me kalimin e viteve është bërë burim i unifikuar informacioni për të gjithë njerëzit në mbarë globin, për pyetjet që na vjen turp t’i bëjnë me zë të lartë dhe jo vetëm.

Siç e e përmendëm më lart, gjëja që është kërkuar më shumë në botë për 2019-ën, është “Disney Plus”, katalogu më i ri i i shpërndajes së filmave dhe serialeve, ku ndër të tjera do jenë dhe prodhimet e reja të “Marvel” dhe çdo film apo projekt i famshëm Disney, i ribërë ose jo.

Dy persona të famshëm që ndërruan jetë papritur këtë vit, janë ndër më të kërkuarit. Bëhet fjalë pikëisht për yllin e Disney, aktorin Cameron Boyce dhe reperin Nipsey Hussle. Kënga më e kërkuar e këtij viti është “Old Town Road”, e pritshme d.m.th, e pavarësisht se një bebe mbretërore erdhi në jetë në 2019-ën, bebi më i kërkuar në Google, është “baby Yoda”. Që është ky në foto:

Ndërkohë këto janë listat e plota:

Gjërat më të kërkuara në Google për 2019-ën:

1. Disney Plus

2. Cameron Boyce

3. Nipsey Hussle

4. Hurricane Dorian

5. Antonio Brown

6. Luke Perry

7. Avengers: Endgame

8. Game of Thrones

9. iPhone 11

10. Jussie Smollett

Lajmet më të kërkuar në Google për 2019-ën:

1. Hurricane Dorian

2. Notre Dame Cathedral

3. Women’s World Cup

4. Area 51 raid

5. Copa America

6. El Paso shooting

7. Sri Lanka

8. Government shutdown

9. Equifax data breach settlement

10. California earthquake

Njerëzit më të kërkuar në Google në 2019-ën:

1. Antonio Brown

2. Jussie Smollett

3. James Charles

4. Kevin Hart

5. R Kelly

6. 21 Savage

7. Lori Loughlin

8. Jordyn Woods

9. Bryce Harper

10. Robert Kraft

Filmat më të kërkuar në Google për 2019-ën:

1. Avengers: Endgame

2. Captain Marvel

3. Joker

4. Toy Story 4

5. Lion King

6. It Chapter Two

7. Frozen 2

8. Once Upon a Time In Hollywood

9. Midsommar

10. Scary Stories to Tell in the Dark

Këngët më të kërkuara në Google për 2019-ën:

1. Old Town Road

2. 7 Rings

3. Shallow

4. Sunflower

5. Truth Hurts

6. Lose You To Love Me

7. Sicko Mode

8. thank u, next

9. Act Up

10. Bury a Friend

Bebet më të kërkuar në Google për 2019-ën:

1. baby yoda

2. baby shark

3. royal baby

4. kim kardashian kanye west baby

5. cardi b baby

6. trey songz baby

7. andy cohen baby

8. shawn johnson baby

9. amy schumer baby

10. hoda kotb baby

/Blitz.al/

Share