Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ka ndodhur mes Demi Lovato-s dhe Wilmer Valderrama-s?

Çfarë ka ndodhur mes Demi Lovato-s dhe Wilmer Valderrama-s?
June 04
15:17 2016

Çfarë po ndodh? Fillimisht Taylor me Calvin Harris, Gigi Hadid me Zayn Malik, tani edhe një çift tjetër konfirmon se është ndarë.  Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama janë ndarë pas një lidhjeje 6-vjeçare. Të dy e kanë konfirmuar ndarjen në një deklaratë të përbashkët në Instagram: “Pas 6 vitesh të mrekullueshme bashkë, kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë. Ishte një vendim i vështirë për të dy, por kemi kuptuar se jemi më mirë si shokë të ngushtë. Gjithnjë do e mbështesim njëri-tjetrin. Faleminderit të gjithëve që na keni mbështetur këto vite!”

Këngëtarja ka thënë për revistën “Latina” se ka qenë e bekuar që e ka pasur Wilmer në jetën e saj, jo vetëm si mashkull por edhe si mik. Kohët e fundit u fol për një martesë mes çiftit dhe Demi u shpreh se do të prisnin pak, por nëse ai ta pyeste qoftë nëse do të martoheshin, ajo do të thoshte “po”.

Shperndaje