Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i ndodhi Bella Hadid në sfilatën e Michael Kors

September 15
09:31 2016

Bella Hadid ka kaluar një moment të sikletshëm mbrëmjen e së mërkurës. Modelja 19-vjeçare ka qenë në pasarelë duke sfiluar gjatë New York Fashion Week kur është penguar dhe ka rënë në tokë. Ajo kishte veshur një fustan elegant kur papritur ra në tokë në pistën ku po sfilonin modelet e Michael Kors. Ndoshta fajin e kanë pasur takat e larta, që e bënin ecjen paksa të vështirë.

Të tjera modele prezente në sfilatën e Michael Kors kanë qenë edhe Kendall Jenner, Joan Smalls dhe Romee Strijd, të cilat arritën të qëndrojnë në këmbë, pa u rrëzuar.

Në përfundim të eventit, Bella postoi një video në Instagram-in e saj duke  falënderuar organizatorin.

“Faleminderit shumë që më bëre pjesë të shfaqjes @michaelkors @johndavidpfeiffer. Për herë të dytë .”

Hadid është një nga fytyrat më të reja në fushën e modelingut, megjithatë mund të themi se karriera e saj është në kulmet e veta./Blitz.al/

Shperndaje