Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i ka humbur Jennifer Lawrence mbrëmjen e kaluar?

April 14
18:13 2016

Me dashje apo pa dashje, Jennifer Lawrence gjithmonë bën diçka që mbetet në kujtesën e publikut apo bëhet temë e debateve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq të “CinemaCon” në Las Vegas.

Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq e veshur me një kanotiere të zezë dhe një fund të qëndisur me gurë të çmuar nga stilisti Altuzarra. Por në momentin që janë shkrepur aparatet, është dalluar se aktores i mungonin reçipetat. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer kritikëve, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin hapur mospëlqimin ndaj veshjes së aktores, por për Jennifer kjo nuk përbën problem, përderisa ka arritur të flasë në skenën e “Oscars” për ciklin e menstruacioneve.

Lawrence ndodhej në Las Vegas për të folur mbi filmin “Passengers”, i cili pritet të dalë në kinema më 1 dhjetor të  këtij viti.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje