Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i ka bashkuar Robert Berishën, Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon?

Çfarë i ka bashkuar Robert Berishën, Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon?
September 19
09:21 2018

Ndoshta mund t’ju tingullojë e çuditshme por këta tre emra të njohur të muzikës shqiptare kanë vendosur të sjellin një surprizë për publikun. Këtë e ka zbuluar Robert Berisha i cili i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është shprehur se së shpejti së bashku me Eneda Tarifan dhe Kastro Zizon do të risjellin versionin e ri të një këngë të vjetër shqiptare e cila dëgjoghet shumë në dasma.

Ai ka treguar se javën tjetër do të xhirohet edhe klipi i këngës dhe së shpejti do të jetë në you tube edhe për publikun. Kjo është hera e parë që këto tre artsitë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ky projekt  pritet me kuriozitet të madh. Aktualisht Robert Berisha është konkurent në spektaklin e kërcimit “Dance With Me” ku partnere ka bukuroshen seksi Rashel Kolaneci.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje