Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i bëri përsëri bashkë dy ish-aktorët e “Portokalli”-së?

Çfarë i bëri përsëri bashkë dy ish-aktorët e “Portokalli”-së?
November 02
19:36 2016

Besojmë se ju kujtohet që Gentian Zenelaj dhe Romir Zalla kanë qenë aktorët e parë të show-t humoristik “Portokalli”. Genti ishte një nga aktorët kryesorë të grupit të famshëm SHBLSH, ndërsa Romir Zalla njihet më së shumti me personazhin e “Llambit”, mashkullin që vuante nga gruaja e tij, “Edra”.

Të dy aktorët e njohur janë shkëputur prej kohësh nga spektakli i humorit duke vijuar me të tjera angazhime, Genti si moderator i  programit investigativ “Stop”, ndërsa Romirin e kemi parë më shumë të angazhuar me projektet e tij artistike në film e teatër.

Ky i fundit është ai që i ka bërë përsëri bashkë dy ish-aktorët e “Portokalli”-së dhe së shpejti do t’i shohim të interpretojnë në veprën “Don Kishoti”./Blitz.al

Komento
Shperndaje