Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i bëri bashkë Bruno Mars dhe Halle Berry?

Çfarë i bëri bashkë Bruno Mars dhe Halle Berry?
November 18
12:35 2016

Fituesja e  çmimit “Oscar”, Halle Berry, ka vendosur që të përfshihet edhe në botën e muzikës. Aktorja bukuroshe do të jetë pjesë e një prej këngëve të albumit “24 K Magic” të  Bruno Mars. Berry-n do ta dëgjoni bashkë me këngëtarin Mars në këngën “Calling All My Lovelies”.

Albumi i ri i këngëtarit është publikuar para pak ditësh dhe që në orët e para ka tërhequr jo pak vëmendje. Bruno Mars rikthehet pas një mungese të gjatë me një album i cili mendohet të ketë sukses. Për herë të fundit ai është shfaqur përkrah Beyonce-s dhe Coldplay në Super Bowl Halftime Show. Albumi i fundit që këngëtari 31-vjeçar ka publikuar është ai i vitit 2012, “Unorthodox Jukebox”. Me siguri bashkëpunimi i tij me një aktore ka qenë një eksperiencë e veçantë për të, megjithatë ka shumë nga ata që janë kuriozë se si do të tingëllojë zëri i Halle-it./Blitz.al/

Komento
Shperndaje