Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i bashkoi përsëri Rita Orën dhe Kylie Jenner?

Çfarë i bashkoi përsëri Rita Orën dhe Kylie Jenner?
December 12
16:45 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora përpara shumë kohësh është përfolur për lidhjen e saj me Rob Kardashian. Por pas ndarjes së tyre nuk ishte vënë re ndonjë kontakt i Ritës me Kardashianët deri në momentin që këngëtarja postoi foton e Kylie Jenner në llogarinë e saj në Instagram.

Ora ka prezantuar një prej koleksioneve më të fundit të saj krijuar për “Adidas” e mesa duket Kylie është bërë pjesë e këtij koleksioni.

Rita ka postuar foton e Kylie-t, e veshur me kostumin sportiv dhe shkruan: “A nuk është e mrekullueshme ajo?”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje