Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e tërheq më së shumti Gigi Hadid te partneri i saj Zayn Malik?

Çfarë e tërheq më së shumti Gigi Hadid te partneri i saj Zayn Malik?
September 14
12:05 2016

Ndoshta jeni duke menduar një listë të gjatë të karakteristikave të këngëtarit që tërheqin një femër, si sytë, mënyra se si ai flet, zëri i ëmbël, buzëqeshja e shumë të tjera. Megjithatë, asnjë nga këto nuk përfshihet në listën e sipërpërmendur.

“Unë do të thosha truri i tij”,- ka thënë Hadid për “ES Magazine”. “Për herë të parë jemi të dy në një lidhje në të cilën kemi interesa të përbashkëta dhe kjo është e rëndësishme. Ne gatuajmë shpesh të dy bashkë dhe kalojmë kohë vetëm. Mund të quhemi gjithashtu edhe miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Të dy ndiejmë  se mund të flasim për gjithçka dhe të mësojmë shumë nga njëri-tjetri”,- ka përfunduar ajo.

Më herët, Zayn po ashtu ka pohuar se gjëja që e tërheq më së shumti tek e dashura e tij është inteligjenca. Ai është shprehur se ylli i Victoria’s Secret  nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. “Ajo është super inteligjente”,- ka thënë 23-vjeçari.

Duket se çifti ka shumë të përbashkëta./Blitz.al/

Komento
Shperndaje