Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e shqetëson Armina Mevlanin? Blogerja i drejtohet Zotit: “Më coptohet zemra çdo ditë dhe lutem çdo natë që kjo të mbarojë…”

Çfarë e shqetëson Armina Mevlanin? Blogerja i drejtohet Zotit: “Më coptohet zemra çdo ditë dhe lutem çdo natë që kjo të mbarojë…”
March 20
10:25 2018

Siria është përballur me luftra e bombardime të mëdha prej të cilave  çdo ditë humbin jetën shumë fëmijë e njerëz.

Këto fatkeqësi kanë prekur edhe personazhe të ndryshëm, të cilët kanë ndarë postime të ndryshme në rrjetet e tyre sociale. Një ndër ta është edhe blogerja e njohur Armina Mevlani.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar në Insta Story një foto gjatë një shpërthimi në Siri, madje mund të themi se në këtë foto shfaqet shumë mjerim.

Përbri saj ajo ka shkruajtur diçka dhe i lutet zotit.

“Zot! Kur do të mbarojë  e gjitha kjo? Më coptohet zemra çdo ditë dhe lutem çdo natë që kjo të mbarojë. Zoti mund të dëgjojë lutjet tuaja”.

Por nuk e ka lënë me kaq në pot ë njëjtën foto Armina ka shkruajtur: “Të lutem Zot bëj që kjo të mbarojë. Atje po vriten fëmijë, pjesa tjetër është e parëndësishme.Ne mund të lutemi dhe të flasim të gjithë së bashku. Unë do të jepja çdo gjë vetëm që kjo të mbaronte…”

Mesa duket luftrat e vazhdueshme e kanë mërzitur kaq shumë blogeren sa do të jepte çdo gjë vetëm most ë shihte më lajme të tilla./Blitz.al/

Komento
Shperndaje