Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e lidh Trixën me “Pse”-në e Argjentinës?

Çfarë e lidh Trixën me  “Pse”-në e Argjentinës?
March 09
17:45 2017

Pak ditë më parë, Argjentina Ramosaj ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Pse”.

Një këngë që i kushtohet dashurive të ndërprera. Duket se një ndër personat që e kanë gjetur veten në këtë këngë është edhe Beatrix Ramosaj.

Trixa ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe në sfond dëgjohet kënga “Pse”, madje nga vetë videot mund të themi se ajo duket paksa e përhumbur teksa e dëgjon. Gjithashtu rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë Beatrixa është ndarë nga i dashuri dhe mund të jetë kjo arsyeja që ajo përhumbet në këngë të tilla.

“Pse” e ka bërë më të bukur udhëtimin drejt Pogradecit dhe bashkangjitur këngëtarja shkruan: “E dashuroj këtë këngë”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje