Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e bëri Vesën të shpërthente në lot…

Çfarë e bëri Vesën të shpërthente në lot…
August 01
12:27 2016

Vesa Luma rreth dy muaj më parë është bërë nënë e një djali të quajtur Lian.

Në rolin e një nëne të re, ajo është shumë e ndjeshme dhe kurioze ndaj çdo gjëje që i ndodh fëmijës së saj. Eksperiencat e para për çdo nënë janë tronditëse. Në një intervistë për Top Albania Radio në emisionin “Summer Time”, e kontaktuar nga moderatorët  Olti Curri dhe Jonida Aliçkolli, ajo ka rrëfyer se sot i ka bërë vaksinën e parë të birit. Vesa e ka përjetuar shumë këtë moment dhe ka pranuar se më shumë ka qarë vetë ajo sesa djali pas vaksinës. Olti i është përgjigjur me një batutë duke i sugjeruar këngëtares të dëgjojë këngën e Rona Nishliut “Suus” që të mos qajë.  Përveç temës së mëmësisë, Vesa ka folur edhe për projektin më të afërt, të parin pas shkëputjes së shtatzënisë. Ajo ka rrëfyer se xhirimet e klipit tashmë kanë përfunduar dhe pritet që kënga të dalë ditën e shtunë.  Kënga është e zhanrit “reggae”, një këngë e Mrz. Rez, që Vesës i ka pëlqyer shumë dhe që do ta sjellë në një variant të ri. Ndërkohë, këngëtarja ka ndarë shpesh me fansat e saj të Instagram-it foto gjatë xhirimeve të këtij klipi.

Nuk na mbetet tjetër veçse të presim ditën e shtunë për të shijuar projektin më të ri të Vesa Lumës./Blitz.al/

A thu….🎹🎼🎤🎧

A photo posted by Vesa Luma (@vesaluma) on

Werk werk werk…

A photo posted by Vesa Luma (@vesaluma) on

Komento
Shperndaje