Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’është ky fiksim i ri (kaq i vjetër) me këta këngëtarët tanë?!

Ç’është ky fiksim i ri (kaq i vjetër) me këta këngëtarët tanë?!
July 27
14:40 2017

Vera si gjithmonë është tepër e vrullshme për këngëtarët jo vetëm me koncerte në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe me projekte. Ata janë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të sjellë projekte të cilat do arrijnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe të kthehen në hite verore. Për një këngëtar është shumë e rëndësishme që projekti i tyre të jetë tërheqës jo vetëm në këngë dhe tekst, por edhe videoklip. E keni vënë re se klipet e publikuara ditët e fundit kanë diçka të përbashkët? Jemi duke folur për skenat e xhiruara në mjedis të hapur, ku makinat vijnë rreth e përqark me shpejtësi duke lënë në tokë shenjat e gomave.

Në fakt, duket sikur jemi kthyer pas në kohë. Fiksimi aktual i këngëtarëve shqiptarë për të xhiruar klipe me një makinë që vjen rreth e përqark në formë rrethi në fakt është një fiksim i vjetër. Në përgjithësi është gati e pamundur që në klipin e një kënge të mos shohësh një makinë, qoftë të vendosur si një dekor për të tërhequr vëmendjen apo qoftë për ta drejtuar atë.  Vite më parë këto skena i kemi parë edhe në klipin “Po t’shoh Përmas” të Tingullit Trent, “Veq me t’pas ty” të Dj Blunt, Real One dhe Dafina Zeqirit e shumë e shumë këngë të tjera. Aktualisht brenda pak javësh  kemi parë kaq shumë makina që vijnë rreth e rrotull sa po na merren paksa mendtë.

“RedRum” e Era Istrefit ishte një ndër këngët  e para të këtij viti me një klip të tillë. Erës i mjaftoi thjesht një makinë që vinte përreth dhe veshja komplet në të kuqe për të fituar zemrat e publikut. Të gjithë u morën me detaje të tjera si fustani, kombinimi, trupi seksi i Erës, megjithatë në kujtesën tuaj s’besojmë se e keni fshehur detajin e makinës. Muaj më vonë, duket se rikthimi i makinës që vjen vërdallë ishte i pashmangshëm. Filoreta Raci apo, siç e njohim ndryshe, Fifi me emrin e artit, prezantoi “Limonat”, një klip i cili mund të themi se kishte në qendër vetëm Fifin dhe makinën që “vjen vërdallë”. Ditë më vonë, Gjiko dhe Nora prezantuan bashkëpunimin e tyre “Gabime”, një këngë e cila deri tani është pëlqyer shumë nga publiku. Edhe këtu makina që vjen vërdallë ishte detaji që binte më shumë në sy.  Skivi në klipin e tij, ndryshe nga të tjerët, vendosi që të sillte përreth vetes jo makina, por motorë, edhe pse teoria mbetet e njëjtë në thelb. Jo më larg se dje, fiksimit të ri (paksa të vjetër) iu bashkua edhe Dhurata Dora me klipin “Bubble”.  A do të kemi më këtë verë makina që vazhdojnë të vijnë vërdallë? Megjithatë, pavarësisht se ky është kthyer në një detaj që nuk na surprizon më, duhet ta pranojmë se këngët e këtyre këngëtarëve deri tani janë pëlqyer nga publiku dhe aktualisht janë më të dëgjuarat e momentit./Blitz.al/





Komento
Shperndaje