Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Celine Dion ka puthur vetëm një mashkull në jetën e saj…

Celine Dion ka puthur vetëm një mashkull në jetën e saj…
October 10
09:56 2016

Celine Dion, pothuajse 10 muaj pas humbjes së bashkëshortit, mund të kthehet për të performuar në Las Vegas. Megjithatë, lidhja e saj me bashkëshortin, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, është shpirtërore dhe këngëtarja ende e ka të vështirë të mos përlotet sa herë që flitet për të.

“Përpara se të largohej situata ishte shumë e vështirë për të gjithë ne. Për mua veçanërisht, për fëmijët e mi teksa shihja që mashkulli i jetës sime  vdiste nga pak çdo ditë.  Kur ai u largua në një farë mënyre ishte dhe një lloj lehtësimi që nuk do të vuante më. Ai ishte mashkulli i jetës sime,  i vetmi që unë kam puthur ndonjëherë, i vetmi që kam dashur. Po, unë kurrë nuk kam puthur dikë tjetër veç tij në jetën time”,- ka rrëfyer Dion për CBS News këtë fundjavë.

“Ishte njeriu i jetës sime, ne ishim një. Kur vuajtjet e tij morën fund thashë me vete: Më mirë kështu.  Ai nuk e meritonte vuajtjen”.

Celine ishte vetëm 12 vjeçe kur nëna e saj e prezantoi me Rene-në. Lidhja e tyre nisi si diçka profesionale pasi Rene ishte menaxheri i saj  deri në vitin 1994 kur ata u martuan.  Martesa e tyre zgjati plot 20 vite deri në momentin kur Rene u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

E pyetur nëse mendon se do të bjerë ndonjëherë në dashuri në të ardhmen Celine u përgjigj kështu:

“Jo tani. E dua, unë e dua atë. Ende e dashuroj. Tani kam dashurinë e fëmijëve të mi, të fansave. Njerëzit me të cilët punoj më duan. Nuk më mungon dashuria. Unë shkoj për të fjetur duke menduar për të, dal në skenë për të kënduar me të. Ende jam e martuar me Rene”,- ka përfunduar këngëtarja./Blitz.al/

Shperndaje