Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’do të mendonte Nënë Tereza po të shihte këto foto të Rita Orës?

September 03
22:47 2016

...

 

 

Tashmë e gjithë bota po flet e po lutet vetëm për një shqiptare: “Nënë Terezën”

Mbrëmjen e sotme ka filluar edhe ceremonia e shenjtërimit të saj, nga Papa Françesku, ku shqiptarë të ndryshëm nga e gjithë e bota janë ftuar të bëjnë përshëndetjen e tyre për figurën e lartë të shqiptares.

Anjezë Gonxhe Bojazhi arriti të fitojë zemrat e besimtarëve kudo në për botë me punën e saj të përulur, të palodhur, vetsakrifikuese dhe frymëzuese. Kjo është ajo që ne na bën të ndihemi krenarë, jo vetëm ditën e shenjtërimit të saj, por gjatë gjithë ditëve e viteve tona.

Një shqiptare që njihet, vlerësohet dhe nderohet nga një botë e tërë.

Nga ana tjetër, kemi një tjetër shqiptare, e cila po na bën të ndihemi krenarë kudo nëpër botë. Po flasim për Rita Orën, e cila është kthyer tashmë në një emër të njohur në muzikën ndërkombëtare. Edhe pse ka pak kohë që është shfaqur dhe ka një numër jo shumë të madh këngësh, Rita ka arritur të ngjisë shkallët e suksesit shumë shpejt. 29 vjeçarja nuk ka ngurruar kurrë të shfaqë edhe asetet e saj, duke u shfaqur e zhveshur, në kopertina të ndryshme si Vogue, V, Elle etj, si dhe në disa prej klipeve të saj.

Megjithatë, ajo ka arritur të krijojë një figurë, me të cilën shqiptarët krenohen.

Pra, kemi të bëjmë me dy krenari shqiptare, por edhe me një paradoks; njëra e mbuluar dhe tjetra e zbuluar. Gjithashtu, paradoksi qëndron edhe tek modeli që këto dy krenari japin. E para jep modelin e një njeriu të përulur, bujar, vetsakrifikues dhe të palodhur, ndërkohë që e dyta jep një model krejtësisht të ndryshëm.Pavarësisht kësaj, Rita është ftuar të nderojë Nënë Terezën duke kënduar himnin e kësaj të fundit në Vatikan.

Të gjithë e dimë se Nënë Tereza është e njohur për zemërgjersinë dhe bujarinë e saj, duke i pranuar të gjithë e dashur njerëzit pavarësisht ngjyrës, paraqitjes, kombësisë apo përkatësisë fetare, por ne e kemi te pamundur të mos të ngremë një pyetje: vallë ç’do të mendonte Nënë Tereza po të shihte fotot e mësipërme të Rita Orës? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje