Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çdo e keqe e ka një të mirë! Pas incidentit që ka pësuar, ish fituesi i Big Brother ka një tjetër lajm të mirë

March 20
11:00 2018

Pak ditë më parë ish fituesi i big Brother Vesel Kurtishaj ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka pësuar një incident. Ai ka pësuar këputje të ligamentit të meniskut dhe është dashur ti nënshtrohet një operacioni.

Por pas operacionit ai ka publikuar një tjetër foto në Instagram, ku përveç se na tregon që është mirë, informon fansat që ka lënë cigaren.

Madje siç edhe vet ish banori shprehet ka qenë mjekja ajo që e ka ndihmuar të heqë dorë prej këtij vesi.

“Ajo është fajtorja kryesore që unë kam hequr dorë prej cigars dhe në këtë pjesë meriton shumë”- është shprehur Veseli plot humor.

Epo nuk na mbetet që tjetër veç se ti urojmë atij shërim të shpejtë./Blitz.al/

Shperndaje