Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Carpool Karaoke”, një eksperiencë jo e mirë për Britney Spears

“Carpool Karaoke”, një eksperiencë jo e mirë për Britney Spears
September 15
17:13 2016

Pjesë e të ashtuquajturit rikthim të Britney Spears ishte edhe pjesëmarrja në një nga emisionet më interesante në Hollywood, “Carpool karaoke”.

Pasi u akuzua se nuk ka kënduar gjatë emisionit, por thjesht ka lëvizur buzët, Britney ka thënë së fundmi se pjesëmarrja në këtë lloj formati ishte e çuditshme sepse, sipas saj, filmimi nga 18 kamera nëpër dyqane dhe në makinë ishte e bezdisshme.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer fare fakti që “The Late Show” luajti disa herë këngët e saj si “Toxic”, “Baby One More Time” apo “Opss!..I Did It Again”.

“I kam thënë disa herë atij që nuk doja ta dëgjoja më atë këngë, por ai vazhdonte ta luante. E kishin hequr këtë pjesë nga filmimi”, – ka thënë këngëtarja.

Përpos deklarimeve të Spears, miqtë e saj kanë sqaruar se Britney e ka shijuar pjesëmarrjen në show dhe nuk është treguar negative. Epo, këngëtarja e “Make Me…Oh” është e para që është ankuar për “Carpool Karaoke” paçka se numri i artistëve në shfaqje është i madh dhe të gjithë kanë dalë të kënaqur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje