Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cardi B nuk pendohet që sulmoi Nicki Minaj-in në shfaqjen e modës në New York

Cardi B nuk pendohet që sulmoi Nicki Minaj-in në shfaqjen e modës në New York
October 11
19:10 2018

Disa kohë më parë fansat e reperes Cardi B mbetën të shokuar kur panë një video të saj teksa sulmonte “kundërshtaren” në muzikë Nicki Minaj, me takën e një këpuce.

E gjitha ndodhi gjatë shfaqjes që mbahej në New York për javën e modës dhe tani Cardi ka folur për herë të parë në lidhje me incidentin. Ajo nuk e ka mohuar që e ka bërë veprimin agresiv madje e ka mbrojtur. “Shumë njerëz më kanë thënë që ajo festë nuk ishte as koha dhe as vend i duhur për ta përballur por nuk është  se mund ta takoj një artiste tjetër në dyqanin poshtë shtëpisë apo në lagje”- tha Cardi.

Më pas ajo shpjegoi se arsyet që e kishin shtyrë ta bëntë atë veprim ishin fjalët që Nicki kishte thënë për të dhe mënyrën si po e rriste fëmijën e saj. “Unë do bëja miliona nëse do merrja pjesë në turin e Bruno Marsit por e lashë që të rrija në shtëpi dhe të kujdesesha për vajzën time”-shtoi reperja- “Unë e dua vajzën time, jam një mama shumë e mirë për të. Si mundet dikush që nuk ka fëmijë të bëjë ato komente ?”

Autorja e hitit “I like it” tha se e kishte pasur shumë të vështirë të performonte pas lindjes së vajzës, për këtë arsye  ajo braktisi koncertet dhe turin e Bruno Mars. Ajo gjithashtu pati një konfliktim tjetër me Minaj disa ditë më parë kur nuk mungoi as përplasja fizike. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje