Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cara Delevingne: “Vuaja nga depresioni dhe ndieja urrejtje për veten”

Cara Delevingne: “Vuaja nga depresioni dhe ndieja urrejtje për veten”
April 01
11:17 2016

 

Cara Delevingne ka zbuluar se vuan nga depresioni. 23-vjeçarja ka rrëfyer në  Twitter se ajo është rikthyer në modeling  për fushatën e saj të “Saint Laurent”. Thuhej se Cara kishte hequr dorë nga modelingu, por në fushatën e re është shfaqur shumë joshëse me nuancat e të zezës dhe të bardhës.

“Nuk kam thënë që duhanpirja u ndalohet modeleve. Unë nuk e fajësoj industrinë e modës për këtë.  Unë vuaja nga depresioni dhe ndieja urrejtje për veten time. Jam shumë me fat për punën që bëj. Punoj për të provuar që nuk arratisem edhe kur ndihem shumë e lodhur. Tani jam duke u fokusuar te xhirimet dhe po përpiqem se si të mos i dorëzohem krisjes time”,- ka thënë Cara.

Cara Delevingne  është fytyra e re e koleksionit  “Couture la Collection De Paris” të firmës “Saint Laurent”.

Etiketimet
Shperndaje