Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cara Delevingne: Pasi humba virgjërinë hoqa dorë nga anti-depresantët

August 04
11:52 2016

...

Cara Delevingne i ka kthyer “shpinën” për pak kohë modelingut dhe i është përkushtuar aktrimit. 23-vjeçarja ka pozuar  nudo në numrin e ri të revistës “Esquire”.  Gjatë intervistës ajo ka folur për betejën e saj me depresionin në moshën e adoleshencës.  Modelja është shprehur se vendosi të hiqte dorë nga anti-depresantët  pasi humbi virgjërinë.

“Atë javë humba virgjërinë. Luftova me veten, qava dhe qesha njëkohësisht. Isha në depresion,  por  vendosa ta zgjidhja situatën vetë pa marrë medikamente dhe të varesha nga ilaçet. I urrej medikamentet. Nuk jam dakord që të përdoren pasi është shumë e lehtë të abuzosh me to”.

Cara filloi të merrte anti-depresant pasi u diagnostikua me depresion në moshën 16-vjeçare. Modelja pranoi se presioni i shkollës dhe hormonet bënë që ajo të përjetonte një ndjesi të tillë.

“Isha gati të vrisja veten. Nuk mund ta përballoja më. E kuptoja sa me fat isha dhe sa e privilegjuar, megjithatë e vetmja gjë që doja ishte të vdisja. E urreja veten dhe doja që çdo molekulë e trupit tim të shpërbëhej”.

Megjithatë, sot Cara është tërësisht e dashuruar dhe po jeton një lidhje të lumtur me partneren e saj, St Vincent. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje