Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cara Delevingne, imazh i “Rimmel London”

Cara Delevingne, imazh i “Rimmel London”
April 13
19:11 2016

Supermodelja dhe aktorja Cara Delevingne është zgjedhur imazhi i markës  “Rimmel London” dhe do të jetë ylli i kësaj marke në fushatat e ardhshme.

“Jam e nderuar të punoj me “Rimmel London”. Kjo është faza e parë e markës së make up-it ku unë jam prezantuar si një adoleshente”,-ka thënë Cara në një njoftim për shtyp.

Për të festuar partneritetin, modelja do të marrë pjesë në konferencën e parë globale të “Rimmel” dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të fansave të saj më 15 prill.

Një zyrtar i marketingut të “Rimmel” ka thënë: “Jemi shumë me fat që kemi pranë nesh Kate Moss, por Cara gjithashtu është një zgjedhje fantastike. Cara është një femër britanike dhe ka një stil të vërtetë britanik, ajo është një bukuri klasike”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje