Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cara Delevingne dhe Albana Osmani në një “garë”. Shpallim të hapur sfidën e ditës!

Cara Delevingne dhe Albana Osmani në një “garë”. Shpallim të hapur sfidën e ditës!
June 19
08:26 2017

Ndodh shpesh që personazhet e njohura të frymëzohen te njëra- tjetra, sidomos për sa u përket veshjeve apo stilit. Dhe duke qenë kështu nuk është e rrallë që të shohim se yjet botërorë dhe ata shqiptarë zgjedhin të njëjtën veshje për ndonjë dalje publike.

Këtë herë, “rrjeta” ka kapur Albana Osmanin. Moderatorja simpatike e “Top Channel” bëri mjaft figurë me veshjen e saj në episodin e javës së kaluar të “Top Show Magazine”, duke veshur një fustan me tyl bojë qielli me një rrip të zi në mes.

Por gjejeni çfarë, modelja dhe aktorja e njohur britanike, Cara Delevingne, e ka veshur këtë kombinim më parë në një event bamirësie.

Ne tani e shpallim sfidën të hapur: cila nga vajzat duket më mirë? Por duhet të theksojmë se ndonëse jo modele, Albana ka forma shumë të mira trupore…/Blitz.al/

Shperndaje