Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Captain Marvel: Çdo gjë rreth Brie Larson në rolin e saj si superheroinë

Captain Marvel: Çdo gjë rreth Brie Larson në rolin e saj si superheroinë
July 24
12:34 2016

Një tjetër femër superheroinë po vjen në qytet. U prezantua zyrtarisht në “Comic Con” që Brie Larson do të ishte pjesë e kastit në drejtimin e “Captain Marvel”.  Larson sezonin që kaloi fitoi një “Oscar” për performancën e saj të paharrueshme në “Room” dhe  ka firmosur për të luajtur rolin kryesor në “Captain Marvel”. Ajo ka luajtur shumë role dhe  përpara se “Captain Marvel” të “godiste” teatrot do ta shikonit atë përballë Tom Hiddleston në ishullin Kong Skull.

Presidenti i studios “Marvel” siguroi që Larson do të luajë rolin e Carol Danvers, një personazh që e ka fillimin e saj që në vitet 1968. Origjina e saj është shumë tokësore, por aventurat e saj dhe pushteti vijnë nga sfera kozmike. “Marvel” ka zbuluar trajtimin e titullit për filmin e tyre të fundit, që del në kinema më 8 mars 2019.

Komento
Etiketimet
Shperndaje