Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Capital T në një lidhje të re apo thjesht kërkon vëmendje?

Capital T në një lidhje të re apo thjesht kërkon vëmendje?
October 11
15:42 2018

Në një postim të fundit në Instagram reperi Capital T si rrallë herë ka shpërndarë me ndjekësit e tij një foto i shoqëruar nga një vajzë misterioze, duke bërë një xhiro me helikopter. Madje jo vetëm kaq por në këtë postim shohim dhe një foto tjetër, ku të dy mbajnë shtrënguar duart e njëri tjetrit, një shenjë e dukshme se janë të dashuruar. Po të shohësh me vëmendjen dorën e Capital T-së tek kjo foto e dytë mund të vesh re që ai ka dhe shenja buzëkuqi në afer gishtave, gjë që ka vetëm një shpjegim. Bukuroshja misterioze duhet të jetë vërtetë e dashuruar me Capital-in sa që e puth dhe në duar, ose po e falenderon që nuk e ka nxjerrë në një drekë normale si gjithë çiftet por i ka dhuruar një fluturim me helikopter.

Sido që të jetë ne kemi një dyshim të vogël që e kemi shprehur që në titull. Autori i hitit “Andiamo” në rrjetet e tij sociale rrallë poston foto apo detaje nga jeta e tij përsonale, sidomos me vajzat që është shoqëruar. Prandaj pozat nga helikopteri dhe shtrëngimi i duarve mund të jenë thjeshtë një ngacmim për portalet e showbizit apo një strategji për të hequr vëmendje. Ekziston dhe mundësia që ai më në fund të ketë gjetur shpirtin binjak dhe të ketë vendosur ta ndajë këtë moment me fansat e tij por le të mos nxitohemi. Gjithashtu është e mundur që këto foto të jenë pjesë e skenave nga xhirimi i ndonjë videklipi të ri të të tij. Sido që të jetë Kapo është një nga artistët më të talentuar të estradës dhe nëse ai vërtetë është i dashuruar ne i urojmë lumturi, nëse jo ne bëmë një artikull për ty gjithsesi.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje