Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Capital T kërkon mendimin e fansave për klipin e ri

Capital T kërkon mendimin e fansave për klipin e ri
December 01
18:08 2016

Një nga reperët më të njohur e më të përfolur të showbiz-it shqiptar, Capital T, ka ardhur sërish fuqishëm me klipin e këngën e re, të titulluar “100”.

Në klip reperi shfaqet si një i pasur në “Epokën e bukur” të Francës, i rrethuar nga luksi dhe nga femrat e bukura, si dhe me veshje karakteristike.

Menjëherë pas publikimit të videos, ai ka postuar një foto në Instagram, ku pyet fansat dhe admiruesit e tij se si është videoja e kënga. “Videoja e “100” është në rrjet tani. Më thoni çfarë mendoni”, – shkruan Capital T në Instagram.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka plot komente pozitive lidhur me këngën e re të reperit kosovar.

Bravo Capital!

 

 

100 video out now , kqyrne e kallxomni qa po menoni 🤘🏻😎💯 – youtube.com/truekapo

A photo posted by Capital T (@truekapo) on

Komento
Shperndaje