Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Capital T godet sërish

Capital T godet sërish
March 24
08:46 2016

Ashtu siç edhe pati premtuar, Capital T publikoi këngën e tij të radhës të titulluar “Hitman”.
Kënga është e zhanrit hip-hop/rap dhe përmban tone të forta rebelimi të Capital ndaj konkurrentëve apo zërave kundër tij.
Në vetvete, kënga është ndryshe nga projektet e mëparshme të këngëtarit kosovar dhe kjo mund të dallohet lehtësisht duke dëgjuar melodinë, që ngjason me këngët “e errëta”, ato që dalin nga skutat më të largëta të shpirtit. Capital T ka arritur ta punojë shumë mirë këtë melodi.

Videoja e këngës është përshtatur mjaft mirë me tekstin e saj. Pjesa më e madhe e këngës është bardhë e zi dhe gri. Ajo fillon me një balerinë duke kërcyer nën melodinë e këngës, duke ia lënë vendin Capital-it, i cili vendoset në mjedise të ndryshme.
Detaji që bie më shumë në sy është vetë Capital T. Është tërë kohës i veshur me smoking dhe pallto të errët dhe nuk këndon gjatë gjithë klipit.
Videoja është publikuar në kanalin zyrtar të reperit në Youtube. Mos e dëgjoni këngën pa parë edhe videoklipin. Shkojnë shumë mirë bashkë sa nuk duhen humbur.

Shperndaje