Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Capital T del “bllof”, vajza misterioze në lidhje me një tjetër djalë

Capital T del “bllof”, vajza misterioze në lidhje me një tjetër djalë
October 12
10:08 2018

Dje këngëtari i njohur Capital T bëri zhurmë në media pas disa fotove të publikuara ku dukej së bashku me një vajzë në një helikopter dhe të kapur  për dore.

Gjithashtu në dorën e tij dukeshin disa shenja buzëkuqi që të bënin të mendoje se ajo i ka dhuruar atij disa puthje. Por sot pas një kërkimi nga “Prive” është zbuluar se bëhet fjalë për një Miss nga Mali i Zi e cila  quhet Marija Kolinovic.

Ka qenë edhe modelja e cila në profilin e saj në Instagram ka publikuar fotot me Capital t por edhe një video ku duken të përqafuar. Bashkë me to Marija ka treguar edhe lajmet e shumta që janë bërë dje duke e konsideruar atë si të dashurën e reperit por në fund ajo na ka treguar se është dashuruar me një tjetër djalë i cili quhet Petar Abramovic.

Pra tashmë nuk ka dyshime, bëhet fjalë thjesht për një këngë të re dhe një videoklip të radhës nga Capital T i cili mund të publikohet  së shpejti.

 

Komento
Shperndaje