Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilat shqiptare ndodhen në Kanë?

Cilat shqiptare ndodhen në Kanë?
May 18
18:52 2016

Ashtu si çdo vit, nga Festivali i Filmit në Kanë të Francës na vjen një nga paradat më të famshme e më të mëdha të aktorëve, të këngëtarëve e personazheve të tjerë VIP të njohur ndërkombëtarisht.

Ndryshe nga vite më parë, ky event ka filluar të presë edhe personazhe shqiptarë, të cilët për një arsye apo për një tjetër – nga sa ata vetë deklarojnë nëpër rrjetet sociale – këto ditë janë atje prezentë e ndajnë me ndjekësit eksperiencën e tyre.

Dua Lipa, një ndër yjet në ngritje të muzikës botërore, është pjesë e këtij eventi, për të kënduar në mbrëmjet që zhvillohen atje.

E ndërsa prezenca e këngëtares është e justifikuar zyrtarisht, na lind pyetja se për ç’arsye këto ditë i kanë gjetur në qytetin e famshëm edhe personazhe të tjerë, si bukuroshet Anxhela Martini, Bleona Qereti, Aurela Hoxha apo ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi!

Nga sa është parë në fotot e hedhura në profilin e saj në Instagram, Anxhela Martini shfaqet përkrah producentit rumun Drago Savulescu, që mesa duket është fatlumi i radhës që lidhet me shqiptaren.

Ndërkohë që Angela shoqëron producentin simpatik, për fenomenin “Bleona” flitet se ka zgjedhur këtë “tokë të bekuar” për të xhiruar klipin e saj të ri. Një rrugë e dy punë, apo jo Bleona?

Ajo që në fakt të surprizon më shumë nga të gjitha është Aurela Hoxha, e cila shfaqet si me magji në shumë evente ndërkombëtare të këtij niveli. Të jetë vallë e ftuar si pjesa më e madhe e VIP-ave të pranishëm atje, apo ka shkuar për të na ofruar një set të ri fotografish cilësore në Instagram? Në fakt, mbërritja në Kanë edhe e fotografit Endrit Mërtiri e përforcon këtë ide.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, ish-banorja seksi e BB, Rike Roçi, i shtohet listës së “të deleguarve” shqiptarë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku shfaqet e relaksuar përkrah shoqes së saj. A i mjafton vetëm shoqëria në këtë periudhë kur është përfolur për ndarjen me të dashurin, apo është në kërkim të shpirtit të ri binjak VIP për të harruar dhimbjen? Këtë na mbetet ta mësojmë…

Komento
Shperndaje