Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çani-“Albëria ka botoks, ti Anxhela nuk ke”!

Çani-“Albëria ka botoks, ti Anxhela nuk ke”!
March 15
15:22 2016

Ka nisur mbrëmjen e 14 Marsit në televizionin Klan show më i ri “Your Face Sounds Familiar” një patentë e Endemol. Ka startuar natën e parë Anxhela Peristeri  e cila ka imituar këngëtaren me origjinë nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj me këngën “Asnjëherë”. Juria e përbërë nga anëtarët Arian Çani, Bleona Qereti dhe Bojken Lako e ka komentuar pozitive performancën e Anxhelës. Pooor, komentet pikante të  Arian Çanit nuk kanë munguar. Ai e ka komplimentuar këngëtaren për performancën por duke i shtuar vërejtje e tij : “Një gjë nuk ke si Albëria, ajo ka botoks” ka thënë Çani. “Në një javë nuk mund ta bëja dot”-i është përgjigjur me humor Anxhela. Nuk e dimë si do ta marrë Alberia këtë koment, duke qenë se ajo gjithmone ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje ne fytyrën e saj.

Spektakli më I ri ka në qendër personazhe publike të ekranit shqiptar të cilët brenda një jave do të organizojnë një performancë “imituese”të një personaliteti të njohur, çdo të hënë për 14 javë në vazhdim.

Komento
Shperndaje

0 Comments

No Comments Yet!

There are no comments at the moment, do you want to add one?

Write a comment

Write a Comment