Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Camila Barraza, fituesja e “Miss Kosova”: “Më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale”

Camila Barraza, fituesja e “Miss Kosova”: “Më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale”
September 20
09:38 2016

Vetëm para pak ditësh, vajza nga Argjentina, Camila Barraza, u shpall fituese e “Miss Kosova”, duke ngjallur kështu edhe shumë debate lidhur me këtë fakt.

Mirëpo, duket se edhe vetë Barraza nuk ka qenë shumë e qetë pas kësaj fitoreje pasi ajo ka deklaruar në Radio Wtcv se ka marrë mesazhe kërcënuese.

“Njerëzit janë të frustruar dhe më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Kam frikë edhe për familjen time, atje në Argjentinë. Por do të luftoj deri në fund që Argjentina ta njohë pavarësinë e Kosovës”, – thuhet se ka thënë ajo në këtë radio.

Megjithatë, sipas “Telegrafi.com” dhe mediave të tjera kosovare, Barraza i ka mohuar më pas këto deklarata duke thënë se nuk janë të vërteta. /Blitz.al/

Shperndaje