Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cameron Diaz, e dashuruar si asnjëherë më parë

Cameron Diaz, e dashuruar si asnjëherë më parë
July 16
15:56 2016

Cameron Diaz dhe Benji Madden kanë folur për dashurinë dhe martesën e tyre në një intervistë për Newsweek. Çifti duket i dashuruar më shumë se kurrë.

Benji Madden ka thënë se Cameron është një femër moderne, është pozitive dhe shumë e guximshme. Benji ndihet me fat që Cameron është bashkëshortja e tij.

Kurse Cameron ka shtuar më tej: “Jam krenare që ai është burri im. Një ditë është bujar dhe ditën tjetër i zhytur në mendime. Jam krenare për integritetin e tij si një qenie njerëzore. Asgjë nuk ka rëndësi për mua tani që kam bashkëshortin tim”.

Çifti është njohur në prill 2014. Ata u martuan në janar 2015 dhe shprehen të dashuruar, të lumtur dhe krenarë për njëri-tjetrin një vit e gjysmë pas martesës.

Etiketimet
Vip
Shperndaje