Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cameron Diaz dhe “Jetëgjatësia” e saj, ja si u përgjigjet lexuesve të librit

Cameron Diaz dhe “Jetëgjatësia” e saj, ja si u përgjigjet lexuesve të librit
May 05
13:04 2016

Cameron Diaz ka shkruar një libër, “The Longevity Book”, i cili ka dalë në treg pak ditë më parë, një udhëzues personal praktik që shqyrton ndikimin e kalimit të viteve te njeriu dhe paraqet hapa konkretë se si femrat të jenë të shëndetshme dhe të zotërojnë elasticitetin e moshës.

Ajo ka intervistuar mjekë, shkencëtarë e dietologë në funksion të informimit rreth gjërave që edhe vetë ajo do të kishte dashur t’i dinte 20 vite më parë.

Cameron ka hedhur në Facebook një video, ku u kërkon lexuesve të librit të saj t’i bëjnë çfarëdo lloj pyetjeje që u ka lindur gjatë leximit. ”Më pëlqen t’ju përgjigjem për çdo gjë, sidomos për pyetjet që lidhen direkt me moshën, se si rritet trupi juaj me kalimin e viteve. Mosha për mua është një dhuratë, ndaj e kam shkruar këtë libër për t’ju informuar ju dhe veten se çfarë na duhet të kalojmë gjatë viteve dhe nuk bëhet fjalë vetëm për disa rrudha të vogla në fytyrë, por për brendësinë  e trupit. Kështu ne do mund të mësojmë si të kujdesemi për veten duke qenë më të informuar”,- shkruan ajo.

“Çfarë duhet të bëjmë gjatë një dite në mënyrë që të jemi të fortë dhe të shëndetshëm pavarësisht moshës? Janë pesë gjëra kryesore me të cilat ju duhet të qëndroni të lidhur fort:  ushqyerja, ushtrimet fizike, gjumi i qetë, çlirimi nga stresi”,- thotë ajo.

Aktorja u është përgjigjur një sërë pyetjesh të drejtuara nga lexuesit në një video rreth 20 minuta. Ajo dukej e entuziazmuar rreth këtij investimi të saj dhe pavarësisht intervistës në distancë, pyetjet dhe reagimet rreth librit nuk kishin të mbaruar.

Cameron e shkroi këtë libër për të ndihmuar në edukimin e femrave të reja se si trupi i tyre funksionon, duke i motivuar të bëjnë më shumë dhe të zgjedhin duke qenë të mirinformuara në lidhje me shëndetin e tyre. Duhet që ato të shohin përtej tendencave të fundit rreth shëndetit dhe të arrijnë të kuptojnë veten deri në nivel qelizor. Ndiqni në vijim një pjesë të videos së aktores ku u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve:

Shperndaje