Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris zëvendëson Taylor Swift me një tjetër yll Hollivudi

Calvin Harris zëvendëson Taylor Swift me një tjetër yll Hollivudi
June 30
15:40 2016

Tani që Calvin Harris është ndarë nga Taylor Swift duket se ka nisur sërish jetën prej beqari. Askush nuk do ta besonte se menjëherë pas ndarjes ai do të niste të ngacmonte shoqen e ngushtë të Taylor Swift, Selena Gomez.

Burime pranë revistës “Life & Style” kanë treguar se Selena Gomez është shprehur te shoqëria e saj e ngushtë se ajo dhe Calvin Harris bëjnë një çift perfekt. Gjithashtu këto burime thonë se Selena Gomez nuk ka qenë kurrë dakord me lidhjen e mikes së saj Taylor pasi, sipas saj, ajo dhe Calvin nuk kishin asgjë të përbashkët.

Megjithatë, të njëjtat burime thonë se Selena nuk do të mund ta bëjë publike simpatinë e saj për Calvin Harris përpara se të shprehet hapur te mikesha e saj Taylor Swift. Vetëm kur ajo të kuptojë se Taylor nuk ushqen më asnjë ndjenjë për Calvin, atëherë mund të jetë koha e përshtatshme për të parë një çift të ri.

Nga ana tjetër, duket pak i dyshimtë edhe interesimi i  Harris ndaj Gomez-it, pasi pas ndarjes me Taylor-in ai u shpreh se nuk do të lidhej më me një vajzë të famshme, pasi, sipas tij, vajzat e famshme janë shumë egoiste.

 

Shperndaje