Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris thyen heshtjen pas ndarjes së tij nga Taylor Swift

Calvin Harris thyen heshtjen pas ndarjes së tij nga Taylor Swift
June 04
10:19 2016

Të gjithë u trishtuan kur mësuan se një ka çiftet më të komentuara të Hollivudit ishte ndarë. Lajmet e ndarjeve kanë qenë të shumta këto kohë dhe më i fundit ishte ai i Taylor Swift dhe Calvin Harris. Sipas burimeve, ka qenë Calvin ai që i ka dhënë fund lidhjes prej 15 muajsh me këngëtaren, pasi gjërat, sipas tij, po bëheshin shumë të vështira.
Një burim është shprehur për E! se nuk ka pasur një konflikt mes çiftit, por thjesht romanca mes tyre ka përfunduar: “Calvin i ka dhënë fund lidhjes në një mënyrë shumë të pjekur. Taylor është shumë e mërzitur, por ata vazhdojnë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin”. Megjithatë, 32-vjeçari ka folur për herë të parë pas ndarjes me 26- vjeçaren Swift. Ai i ka dedikuar asaj një status në Twitter : “E vërteta e vetme është se një lidhjeje i vjen fundi dhe e vetmja gjë që mbetet është respekti dhe dashuria”,- ka shkruar ai.
Sipas burimit, Taylor e ka kaluar këtë periudhë me mbështetjen e familjes së saj: “Ata e kanë mbështetur. Ajo është zhgënjyer nga Calvin dhe ndihet sikur ai nuk ka qenë aty kur ajo ka pasur nevojë. Lidhja nuk po shkonte ashtu si ajo e priste. Megjithatë, ajo nuk do që të rikthehen bashkë”.

Shperndaje