Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris në krah të Kim Kardashian kundër Taylor Swift?

Calvin Harris në krah të Kim Kardashian kundër Taylor Swift?
July 25
10:14 2016

Këto kanë qenë javët më të “tmerrshme” të Taylor Swift dhe Calvin Harris vazhdon t’ia shtojë “dhimbjen” ish-të dashurës së tij.

Ai ka qenë pjesë e festës për ditëlindjen e  Jennifer Lopez, mbrëmjen e kaluar, në Las Vegas. Deri këtu asgjë për t’u habitur.

Por në festë ka qenë edhe Kim Kardashian, e cila përveçse ka postuar videon ku këndon “Famous”, është parë shumë pranë DJ të njohur skocez. Shanset se të dy kanë shkëmbyer disa fjalë për zënkën Swift-Kardashian janë shumë të mëdha. Madje, Calvin kishte veshur edhe një palë atlete “Yeezy”, markë e reperit Kanye West.

Personi i fundit që do të donim të ishim është Taylor Swift në këto momente.

 

 

#vegasnights happy bday @jlo #southbronx @kimkardashian #turnuptime 🎉🎉 #mc4

A photo posted by French Montana (@frenchmontana) on

Shperndaje