Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris i përgjigjet Swift me… Rihannën

Calvin Harris i përgjigjet Swift me… Rihannën
June 16
10:58 2016

Calvin Harris ka vetëm një koment për ngjarjet e fundit: muzikë. Pas lajmeve që dolën vetëm pak orë më parë se Taylor tashmë është në një marrëdhënie me Tom Hiddleston, DJ ka vazhduar jetën e tij duke prodhuar muzikë.

Pak ditë më parë ka dalë versioni audio i “This is What You Came For”, një bashkëpunim me Rihannën, ndërkohë që këtë të premte, Calvin ka paralajmëruar se do të lançohet dhe klipi i këngës.
Në llogarinë e Instagram-it ai ka hedhur dy postime dedikuar këngës. Kjo ka ndodhur pasi i kishte fshirë të gjitha fotot  në Instagram me ish-të dashurën e tij. Këngëtarja ka bërë të njëjtën gjë pasi as në llogarinë e saj nuk janë më fotot romantike, puthjet apo momentet nga pushimet e përvjetorit të parë të tyre në mars.
Pas publikimit të fotove ku Taylor shfaqej në krahët e një mashkulli tjetër, një burim thotë për “People” se Harris nuk e dinte për lidhjen e saj me Tom Hiddleston. “Gjithsesi ai ka ecur përpara dhe është i lumtur”. Burimi gjithashtu shton se pas ndarjes së tyre, që nuk u përjetua si një dramë, kjo lidhje e re e Swift nuk ka luajtur një rol të rëndësishëm në prishjen e marrëdhënieve.

Megjithatë, Harris këtë herë i kthen përgjigje Swift me… Rihannën.

F R I D A Y @badgalriri

A photo posted by Calvin Harris (@calvinharris) on

F R I D A Y @badgalriri

A photo posted by Calvin Harris (@calvinharris) on

Shperndaje