Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris i dedikon këngë Taylor Swift? Ja si qëndron e vërteta

Calvin Harris i dedikon këngë Taylor Swift? Ja si qëndron e vërteta
September 17
15:54 2016

Kënga më e re e Calvin Harris, “My Way”, krijoi përshtypjen se i ishte kushtuar Taylor Swift.

Në një intervistë për Elvis Duran në Z100, DJ skocez ka shuar të gjitha dyshimet duke thënë: “E kisha menduar konceptin e këngës vite më parë, madje shumë kohë para se të njihja Taylor-in.

Kënga është frymëzuar nga jeta dhe vendlindja ime. Atje është shumë e vështirë të gjesh një punë. Të mësojnë me idenë se më e mira që mund të gjesh është ajo që ke aktualisht, ndërkohë që ke një botë të tërë përpara”.

Ai gjithashtu ka treguar se kjo këngë, pra “My Way”, është një përmbledhje e ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën e tij, ndoshta të 10 viteve të kaluara.

Ja pra, një mënyrë për të mbyllur të gjitha spekulimet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje