Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris falënderon publikisht Taylor Swift. Çfarë po ndodh mes tyre?

Calvin Harris falënderon publikisht Taylor Swift.  Çfarë po ndodh mes tyre?
November 05
13:20 2016

Calvin Harris ka dhënë një deklaratë të papritur lidhur me Taylor Swift.

Marrëdhënia e tij me këngëtaren e njohur është komentuar gjatë në mediat rozë, sidomos pas ndarjes së tyre muaj më parë. Fillimisht u pa se jo gjithçka shkonte mirë mes tyre pas ndarjes pasi ai hodhi poshtë fjalët e Swift se ajo e kishte krijuar bashkë me të këngën “This is What You Waiting For”. Pas kaq kohësh ai ka falënderuar këngëtaren në një status në Twitter.

“Jam i bekuar të punoj me artistë të mrekullueshëm si Rihanna dhe Taylor Swift. Faleminderit!”- ka shkruar DJ i njohur. Më herët ai ka pranuar se nuk do të punonte më me ish-të dashurën.

Fansat kanë reaguar menjëherë duke pyetur me habi se si ka mundësi që tani ata janë miq. Ndërkohë, disa të tjerë e kanë mbështetur Calvin Harris.  Taylor e ka shkruar këngën “This is What You Came For” nën pseudonimin Nils Sjöberg. Sipas TMZ,   Taylor dhe Calvin ranë dakord të mos e publikonin këngën si çift, kështu që ajo e inkurajoi ta regjistronte këtë këngë me Rihannën. /Blitz.al/

foto1

Komento
Shperndaje