Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris dhe Tom Hiddlestone “detyrojnë” Taylor Swift të kthehet në studion e regjistrimit

Calvin Harris dhe Tom Hiddlestone “detyrojnë” Taylor Swift të kthehet në studion e regjistrimit
September 11
14:33 2016

Brenda 6 mujave, Taylor Swift është ndarë  nga dy të dashurit e saj, Dj skocez Calvin Harris dhe aktori Tom Hiddlestone. Mesa duket, kjo e ka bërë 26-vjeçaren të rikthehet në studion e regjistrimit.

Ashtu siç jemi mësuar që ta shohim Taylor-in të bëjë albume dedikuar ish-të dashurve, edhe këtë herë nuk do të zhgënjehemi. Ajo po shkon çdo ditë në studio për të bërë albumin e radhës, data e publikimit të të cilit është shumë shpejt për t’u thënë.

Këtë lajm na e ka bërë të ditur mikja e ngushtë e këngëtares, Gigi Hadid, e cila në një intervistë për Entertainment Tonight pas sfilatës së saj, ka thënë se Swift po punon për muzikë të re.

“Ajo është një mike kaq e mirë”, – deklaron Hadid për ET. “Edhe pse po punon në studio për albumin e ri, Tay e gjeti kohën për të ardhur në shfaqjen time për të më mbështetur”.

Kaq ka mjaftuar që të kuptojmë se Swift do të rikthehet shumë shpejt në tregun muzikor, që pas publikimit të “1989” në tetor të 2014-s.

Dilema është se kujt do t’i kushtohet kësaj here, Calvin Harris apo Tom Hiddlestone? Apo Kanye West e Kim Kardashian? Përgjigjen do ta marrim kur të dëgjojmë albumin. /Blitz.al/