Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris dhe Rihanna, sërish bashkë

Calvin Harris dhe Rihanna, sërish bashkë
April 28
14:23 2016

Calvin Harris ka lajmëruar për ndjekësit e tij në Twitter se të premten do të lançohet bashkëpunimi i ri me Rihanna-n me titull  ‘This Is What You Came For”.

DJ skocez e ka paralajmëruar projektin e tij të radhës me këngëtaren Rihanna ditën e mërkurë. Ata kanë punuar edhe më parë bashkë, duke kujtuar këtu hitin “We found love”, i renditur në vend të 25-të në 100 këngët më të dëgjuara ndonjëherë në Billboard. Herën e fundit ata performuan bashkë në Coachella këtë muaj.

Pas hitit veror “How deep is your love” duket e DJ ka zgjedhur të rikthehet pikërisht me këngëtaren nga Barbadosi e nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një këngë në nivelin dhe suksesin e “We found love” .

Etiketimet
Shperndaje