Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris bën gati publikimin e këngës kundër Taylor Swift

Calvin Harris bën gati publikimin e këngës kundër Taylor Swift
July 07
16:53 2016

Historia e dashurisë mes Calvin Harris dhe Taylor Swift u fol gjatë nëpër media dhe po aq shumë u përfol edhe ndarja e tyre.  Tani që Taylor ka nisur një tjetër romancë me aktorin Tom Hiddleston duket se Calvin Harris ka marrë iniciativën të nxjerrë në pah disa të vërteta të marrëdhënies së tyre.

Ai pritet të lançojë një këngë të premten e 8 korrikut ku do të flitet kryesisht për Taylor-in e cila, sipas tij, e ka tradhtuar me Tom. Kënga do të jetë një bashkëpunim me vokalistin John Newman. Thuhet se në tekstin e këngës do të ironizohet edhe një fragment i një filmi në të cilin ka luajtur i dashuri i ri i Taylor, Tom.

Tanimë pritet vetëm që kënga të bëhet publike e të mund të zbulojmë të vërtetën. Deri atëherë do të jemi në pritje të ndonjë reagimi nga ana e Taylor-it, që duhet thënë se duket mjaft e angazhuar me lidhjen e saj të re.

Komento
Shperndaje