Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Caktohet dita! Zbuloni kur martohen Meghan dhe Princi Harry! Nusja e re paska privilegje të cilat Kate nuk i ka patur…

Caktohet dita! Zbuloni kur martohen Meghan dhe Princi Harry! Nusja e re paska privilegje të cilat Kate nuk i ka patur…
December 15
17:40 2017

Që nga dita që zyrtarizuan lidhjen e deri sot ata kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike.

Më në fund ka një datë të saktë se kur do të martohen Princi Harry dhe Meghan Markle. Në një deklaratë zyrtare Pallati Mbretëror  informoi mediat se më 19 maj 2018, ditën e shtunë Meghan dhe Princ Harry do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor Castle.

Aktorja e njohur është pritur shumë mirë nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore madje mësohet se Markle do t’i bashkohet Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë për Krishtlindje në Sandringham. Markle qenka me fat pasi Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton i festoi krishtlindjet me Mbretëreshën vetëm pasi u martua.

Më herët dasma mbretërore janë zhvilluar gjatë ditëve të javës. Duka dhe dukeshja e Kembrixhit u martuan të premten dhe Mbretëresha të enjten. Meghan e cila do të kthehet në një shtetase britanike do të pagëzohet dhe martohet në një ceremoni fetare./Blitz.al/

Komento
Shperndaje