Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Caitlyn Jenner mund të ishte “krijuar” që në vitin 1985

Caitlyn Jenner mund të ishte “krijuar” që në vitin 1985
August 10
18:21 2016

Caitlyn Jenner e ka fshehur identitetin e saj si transgjinore për shumë dekada. Në vitin 1985 ajo vendosi ta ndante sekretin me bashkëshorten, Linda Thompson, pas lindjes të dy djemve. Thompson flet pas shumë vitesh dhe thotë se Jenner i ka thënë: “Unë jam një grua e bllokuar në trupin e një burri”. Pas kësaj Thompson i kishte thënë: “Bruce, e ke parë veten në pasqyrë? Ti je mishërimi i njeriut ideal!”

Por Jenner ka hezituar duke thënë se ka jetuar në trupin e gabuar gjithë jetën. Ishte një ferr i gjallë për të dhe do të donte të bëhej grua. Thompson dhe Jenner kanë ndjekur disa terapi së bashku, por ishte e pamundur që Jenner të ndryshonte mendje. Jenner donte të nisej drejt Danimarkës për të ndryshuar gjininë e tij dhe Thompson ishte e shqetësuar se çfarë do të ndodhte me fëmijët e tyre. Bruce mendonte që të prezantohej si një e afërme në jetën e tyre. Thompson ka qenë shumë e lënduar nga ky vendim dhe kërkonte që martesa e tyre të vazhdonte, por çdo gjë kishte mbaruar. Ajo e ka mbajtur të fshehtë për shumë vite sekretin, madje nuk u ka treguar as bijve të saj, derisa ata ishin në moshë madhore. Ajo u kujdes që fëmijët ta pranonin babain e tyre siç ishte dhe të mos e përjetonin keq këtë gjë./Bitz.al/

Shperndaje