Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çadra” e famshme e PD-së zhvendoset në “Big Brother”

“Çadra” e famshme e PD-së zhvendoset në “Big Brother”
April 28
14:12 2017

Mendoni se çadra e protestës së PD-së është vetëm në bulevardin e Tiranës? E keni gabim pasi si koncept do të rikrijohet në “Big Brother” nga Damiano dhe Kei, të cilët e bëjnë këtë për të qenë kundër liderëve të shtëpisë dhe kundër debateve të ushqimit.

Gjatë natës Damiano dhe Kei kanë biseduar rreth mundësisë që ata të dy të hyjnë në grevë urie, për shkak të shumë debateve që janë bërë brenda shtëpisë së “Big Brother” nga banorët për gatimin dhe ushqimin.

Në planin e tyre ata mendojnë ta zgjasin për disa ditë grevën e urisë.

Për të realizuar grevën kanë menduar të ngrenë edhe një çadër ku të shkruhet “Grevë urie BB9”. E paskëtaj nisin edhe përgatitjet për të bërë gati çadrën. /Blitz.al/

Shperndaje